Ish-prokurori Ervin Karanxha ngre shqetësim për mungesën e sigurisë në vend pas atentatit me një të vrarë dhe një të plagosur në aeroportin e Rinasit.
Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se në aeroport duhet të ketë grupe të gatshme dhe mjete të blinduara.
Gjithmonë merremi me viktimat, por për momentin problematika është gjetja e autorëve të veprës penale të vrasjes. Problemi kryesor është që në aeroportin kryesor të vendit, njerëzit janë të pasigurt, se ka dhe gunga në rrugë që nuk ecin dot shpejt dhe vjen dhe kjo pasojë.
Ngjarjet kanë ndodhur dhe do ndodhin, por policia vihet në lëvizje. Këtu nuk po shohim reagim fare. Mund të ketë ndihmës për realizimin e veprës penale. Policia e Shtetit duhet të stimulohet, me rritjen e pagave, me karrierën.
Çfarë mund t’i bënte një polic i vetëm grupeve të armatosura. Aty duhet të ketë grupe të gatshme, mjete të blinduara. Ja ndodhi ngjarje tjetër, kush do shkojë i pari? Duhet një ridimensionim i Policisë së Shtetit.
Qëllimi i policit është që të vendosë gjobë dhe merret me çështje të nivelit të dytë. Duhet ridimensionuar policia me grupe të gatshme. Ata ikën me një makinë “Toyota Yaris”. Duhet gjetur mënyra e organizimit, plani i masave.
Duhet të kesh grup të gatshëm të specializuar, se aty mund të kesh një terrorist nesër. Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal dhe jo bashkëpunim të thjeshtë. Indicie ka për të dyshuar për përfshirjen e policisë, aq më tepër kur viktimat sapo kishin zbritur nga avioni.
Edhe vendi ku ka ndodhur atentati është i tillë ku askujt nuk ia pret mendja se mund të ndodhë një ngjarje e tillë. Mund të ketë mbi katër persona të përfshirë. Edhe makina që po i priste në rreth kishte informacion se makina e shënjestruar po vinte.



