
Analisti Shpëtim Nazarko në studion e MCN Live deklaroi se nuk e sheh si një strategji në prag fushate rritjen e pagave nga ana e kryeministrit Rama. Ai tha se PS e ka të sigurtë fitoren dhe nuk ka nevojë për propagandë, ndërsa shtoi se problemi më shumë është gjendja klinike e shoqërisë sesa problemi i lekëve.
Zgjedhjet i përjashtoj si apriori për rritjen e rrogës sepse Partia Socialiste ka aq shumë avantazh në zgjedhje sa nuk do di çfarë të bëj duhet ti lërë vetë një pjesë opozitës së shpartalluar. Ka njerëz që thonë se Shqipëria ka nxjerr një sasi kolosale nafte në Shpirag, në prag zgjedhjesh të thuhet dmth të reklamosh të tilla suksese nuk lejohet. Rritja rrogave nuk është një çudi e madhe sepse çon dhe në rritje taksash por në thelb mendoj se në situatën ku është Shqipëria kërkon diçka tjetër më shumë se sa një rritje rrogash. Shqipëria është pothuajse e shpartalluar në qelizë. Problemi është gjendje klinike më shumë se sa problem lekësh. Pra zor se të çon gjëkundi rritja e rrogave.
Në vijim, Naszarko tha se Shqipëria i ka thyer rregullat e lojës me kohë dhe se kjo klasë politike është e paaftë. Sipas tij, shoqëria është në vdekje klinike sepse po largohet pjesa më vitale e saj.
Më shumë sesa korrupsion endemik kemi të bëjmë me një shpartallim të shoqërisë që klasa politike ka më shumë faji. Nuk besoj se kjo është propagandë zgjedhore sepse në këtë gjendje që është opozita nuk shoh asnjë lidhje sepse PS s’ka nevojë. Rama një pjesë të bashkive dhe mund t’ja dhuroj opozitës në gjendjen ku është kjo sepse Ramës nuk i duhet ky super pushtet të cilën e garanton dhe pa hedhur asgjë. Problemi qëndron në faktin se po largohet pjesa më vitale dhe se shoqëria ndodhet në vdekje klinike.
Më tej Nazarko deklaroi se pas 2013 kur humbi PD nuk kishte ndonjë dyshim se do shkonte kjo situatë me variante nga më të ndryshmet dhe fundi dihej. Sipas tij, kjo PD nuk ishte në gjendje të krijonte një parti që të sillte diçka tjetër dhe jo kopjen e shëmtuar të partisë së punës.
Zgjedhjet kanë mbaruar dhe i fiton PS, por po të diskutosh frontin opozitar pas zgjedhjeve e gjithë kjo histori të gjithë ata 20-25 do shkojnë në shtëpi. Një pjesë e armatës së Metës do mund të shkojë në shtëpinë e vet. PD zyrtare mund dhe të mos hynte fare në këto zgjedhje dhe për shkak të vulës, siglës, pas mbarimit të zgjedhjeve do shohim një ringritje, formatim të PD sepse ne e kemi atë huqin e vjetër që këta duhet të përdorin gozhdën, ne duhet ti provojmë të gjithë. Në 14 maj do shohim një rimodelim të PD, s’di kush do jetë kryetari i saj por armatat që do dalin pas 14 majit do të shkojnë në shtëpinë tyre.



