Avokati Genti Rumano deklaroi përmes një lidhje ‘Skype’me studion e lajmeve në MCN Tv se puna vijon normalisht në Gjykatën e Apelit të juridiksionit të Përgjithshëm.
I pranishëm në këtë institucion, Rumano tha se sekretaria është në kushte normale dhe se çështjet po trajtohet sipas listës së caktuar.
Avokati sqaroi se çështjeve që kanë dalë për Gjykim nuk i ka ndryshuar trupi gjykyes ndërkohë që çështjet që janë në pritje do i nënshtrohet rishqyrtimit.
Për ironi të fatit sot ndodhem në Gjykatën e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm për shkak të një angazhimi gjyqësor që kam. Puna po vijon normalisht, sekretaria ishte në kushte normale, nuk kishte ngarkesë sa i përket kërkesave të palëve. Në hollin e Gjykatës çështjet priteshin në orar sipas rendit apo listës së parashikuar.
Nuk është ndryshuar trupa gjykuese është e njëjta sipas vendimit. Çështjet që kanë dalë për shqyrtim pranë Gjykatave të Apelit do vazhdojë të gjykohen nga i njëjti trup. Çështjet që janë në pritje për t'u caktuar data e Gjykimit do i nënshtrohen rishqyrtimit nga ana e Gjykatës.



