Shoqatat europiane dhe ndërkombëtare thirrje deputetëve: Mos miratoni paketën anti-shpifje

Shoqatat europiane dhe ndërkombëtare thirrje deputetëve: Mos miratoni paketën anti-shpifje

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë të ditur se parlamenti do të miratojë të ashtuquajturën ‘paketa anti-shpifje’ më 19 dhjetor.

Ndërkohë ky ligj duket se ka gjetur kundërshtimin edhe të shoqatae ndërkombëtare, të cilat shprehin rezervat e tyre. Federatat Evropiane dhe Ndërkombëtare të Gazetarëve (EFJ/IFJ) mbështetën thirrjet e degës së tyre në Shqipëri (APJA) për të hequr dorë nga dy projektligjet që kërcënojnë lirinë e shprehjes dhe të medias.

Nëse miratohen, amendamentet e Ligjit për Median Audiovizuale dhe të Ligjit për Komunikimin Elektronik do t’u jepnin organeve qeveritare-Autoriteti Shqiptar i Medias (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)-fuqinë për të bllokuar në çast faqet e medias online dhe për të vendosur gjoba të larta për çdo shkelje të dinjitetit e privatësisë. Ndryshimet në ligje do të sillnin edhe kërkesa të detyrueshme regjistrimi për median online.

Në një deklaratë të përbashkët, EFJ dhe gjashtë organizata për lirinë e shtypit paralajmëruan se ‘propozimet nuk janë në linjë me praktikat më të mira për rregullore të brendshme dhe do të kenë impakt të kundërt në lirinë e shprehjes në Shqipëri’.

Ne refuzojmë çdo ligj që parashikon kërkesa regjistrime dhe iu jep rregullatorëve fuqinë për të bllokuar median elektronike dhe për të vendosur gjoba. Ne kërkojmë tërheqjen e projektligjeve”, thuhet në njoftimin e EFJ.

Frika për mungesën e pavarësisë dhe gjobat e larta të vendosura pa kontroll gjyqësor janë ndër parashikimet shqetësuese të nënvizuara nga OSBE në raportin ligjor të publikuar më 9 dhjetor. Përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Désir, paralajmëroi se ‘gjoba të tilla mund të çojnë në mbylljen e medias dhe shihen si presion indirekt’.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy