
Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e Ballshit, pasi një burrë ka vrarë gruan dhe kunatën e tij.
Burri i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur ka qëlluar për vdekje duke vrarë gruan e tij 31-vjeçare dhe kunatën e tij, motrën e bashkëshortes, 18-vjeçare.
"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend" sqaron policia.
Sipas policisë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.



