Zgjedhjet europiane/ Shpresa për socialistët e liberalët

Zgjedhjet europiane/ Shpresa për socialistët e liberalët

Zgjedhjet finale europiane nisën të premten në Mynih të Gjermanisë ku kancelarja Angela Merkel u prit mjaft mirë.

Kandidati kryesor Manfred Weber, u shpreh për një betejë mes nacionalistëve dhe populistëve dhe tha se: "Ajo çka duket në horizont ka të bëjë shumë me tregtinë, Brexit-in (i cili rrit pasigurinë) dhe sjelljen e presidentit amerikan Donald Trump. Prandaj, ne europianët duhet ta kemi të qartë pozicionin tonë”.

Kancelari austriak Sebastian Kurz e mbajti fjalën e tij nëpërmjet një video-konference, për shkak të skandaleve të fundit të ndodhura në vend.

Në Barcelonë, kandidati kryesor i Partisë së Socialistëve Europianë, Frans Timmermans, i cili ka bërë fushatë me kryeministrin e vendit, Pedro Sanchez, tha se fitorja e partisë së tij në Holandë është një shtysë për fitoren e socialistëve kudo në Evropë.

Gjer më tani, presidencën e Komisionit, të Këshillit dhe të Parlamentit Europian e ka pasur qendra e djathtë, një monopol ky që socialistët dhe liberalët kanë shpresa ta thyejnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy