Buxheti 2025/ Meka: Po mendohet sipas mandateve politike, jo cikleve ekonomike. S’mund të mbështetemi vetëm te ndërtimi dhe turizmi

Buxheti 2025/ Meka: Po mendohet sipas mandateve politike, jo cikleve ekonomike. S’mund të mbështetemi vetëm te ndërtimi dhe turizmi

Eksperti i ekonomisë Elvin Meka tha në “Mcn Economy” se pensionet përbëjnë një alarm për qeverinë shqiptare, që nëse nuk adresohet që tani mund të kthehet në një gropë më të madhe për të ardhmen. Meka thotë që Shqipëria s’e ka ulur borxhin faktik, por konvertimi në lekë, ka ndikuar pozitivisht.

Duhet të heqim dorë nga ajo që ky është buxheti më i madh në histori, sepse çdo vit buxhet më të madh ka. Përqindja e rritjes së buxhetit është e madhe në raport me rritjet e buxheteve në vitet e mëparshme. Kontributi më i madh ndoshta nuk vjen nga rritja e fortë e çmimeve. Shtuar rritjen e vazhdueshme të pagës minimale. Përpjekjet që po bëhen në luftën ndaj informalitetit dhe evazionit, sjellin më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, sikundër kontribuuesit kryesor, që lidhen me sektorin e turizmit dhe ndërtimit që po përjetojnë një periudhë të fortë kërkese të lartë. Teknikisht rritja e buxhetit tregon rritje ekonomike. Djalli qëndron në detaje. Po marrim taksën e pasurisë, do mbetet ajo ngarkesë në përqindje, por fakti që procesi i rivlerësimit u shty për 2025-ën, tregon që qeveria do rrisë bazat e referencave, çka do të përkthehet në një tatim më të lartë”.

“Rënia nominale e borxhit bëhet në terma leku, sepse llogaritë zyrtare mbahen në lek. Edhe pa shlyer gjë borxhi në letra del më pak. Shqipëria asnjëherë s’e ka ulur borxhin faktik, ai ka ardhur duke u rritur, por duke u konvertuar në lek, nisur nga zhvlerësimi i dollarit dhe e euros e nxjerrin...Një kushtet që duhet të plotësosh në tregjet ndërkombëtare, është që duhet të jesh vazhdueshëm në treg. Shuma është gjë tjetër. Jam i bindur që pjesa dërrmuese shkon për riemetim. Maturohet një borxh aktual dhe rimerret një borxh i ri. Pavarësisht se merr 650 milionë, 600 milionë shkojnë për shlyerjen e borxhit të vjetër. Pensionet do jenë kokëçarja më e madhe e qeverisë në vitet në vijim, sepse jemi në pikën e këputjes, pasi ritmi i rritjes së përfituesve është më i madh se ritmi i rritjes së kontribuuesve. Ky është sistem alarmi që po nxjerr qeveria shqiptare. Është një alarm financiar dhe në vitet në vijim nëse nuk adresohet sa më shpejtë gropa do vijë duke u bërë më e thellë”.

Meka tha se në vitet zgjedhore tentohet të ketë një fryrje të të gjithë zërave të buxhetit jo vetëm në Shqipëri. Ai shtoi se investimet publike janë në të njëjtin nivel me pagat e administratës.

Për fat të keq po mendohet në afatshkurtër, sipas mandateve politike, jo sipas cikleve ekonomike. Fakti që mbi 60 për qind e rritjes së ekonomisë vijnë nga turizmi dhe ndërtimi, e ke vendosur ekonominë në shina të paqëndrueshme”, tha ai.

Sipas tij Shqipëria duhet të bazohet te manifaktura dhe fuqizimi i bujqësisë, por nuk ka një strategji të qartë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy