Një tërmet është regjistruar në Itali, në brigjet e Marche dhe Abruzzo.
Sipas vlerësimeve paraprake tërmeti u regjistrua në orën 13:18, kishte një magnitudë 4.1 ballë dhe me epiqendër në detin Adriatik, në provincën Ascoli Piceno.
Pasgoditje të tjera sizmike u regjistruan me të njëjtën epiqendër në detin Adriatik në brigjet e provincës Ascoli Piceno. Një në 13:22 me magnitudë 2.4 dhe një në 13:39 me magnitudë 3.0.
Lëvizja sizmike është ndjerë veçanërisht përgjatë bregdetit.
Nuk ka dëme në objekte apo njerëz, njofton Departamenti i Mbrojtjes Civile në përfundim të kontrolleve të kryera.
Trafiku hekurudhor në linjën Ankona-Pescara është pezulluar si masë paraprake.



