Shqiptari arrestohet ndërsa transportonte 87 kg kanabis bashkë me tre grekë

Shqiptari arrestohet ndërsa transportonte 87 kg kanabis bashkë me tre grekë

Një shqiptar është mes katër të arrestuarve ditën e djeshme në Kostur nga policia greke. Katër persona u vunë në pranga nga policia e Kosturit dje rreth orës 15:30, në një autostradë.

Gjatë kontrollit në mjet, policia gjeti 87 kg kanabis të papërpunuar.

Në pranga u vunë një shqiptar 53 vjeçar dhe një 31-vjeçar grek. Ndërsa dy grekë të moshës 30 dhe 33 vjeç u arrestuan në ntë njëjtën kohë, pasi u zbulua se ata ecnin përpara me një mjet tjetër për të paralajmëruar transportuesit e drogës lidhur me praninë e policisë.

Policia u sekuestroi tre telefonat celularë dhe 265 euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy