Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se shtetet europiane janë të pafuqishme për të kërkuar armëpushim dhe për të negociuar një zgjidhje në Gaza. Sipas tij është komuniteti ndërkombëtar me në krye SHBA-të që mund t’i japin një zgjidhje kësaj krize që riciklohet. Milo vë në dukje se ka interesa të mëdha gjeostrategjike që s’lejojnë zonën që të gjejë qetësinë e duhur.
“Fakti që nuk po zgjidhet cështja e Gazës, të paktën në aspektin humanitar, ku ata njerëz që janë atje, janë në rrethim po shtrëngohen të vdesin nga uria, tregon që komuninteti ndërkombëtar s’është aq i ndërgjegjësuar që ta ngrejë zërin më shumë, dhe komuniteti ndërkombëtar dhe shtetet që t’i përmende (Britania, Spanja, Franca) s’janë të fuqishme për të kërkuar armëpushim dhe për të negociuar një zgjidhje. Në radhë të parë përgjegjësia e drejtpëdrejtë është e aktorëve që janë në një luftë të përhershme, që ka evoluar në vite, Izraelit dhe vendeve arabe, përfshi palestinezët, që s’kanë qenë në gjendje të flasin me një zë, dhe të kërkojnë jo me mjete dhune si Hamasi, por me mjete demokratike dhe sensibilizuese. Por mbi të gjitha është komuniteti ndërkombëtar me në krye SHBA-të që mund t’i japin një zgjidhje kësaj krize që riciklohet. Ka qenë dhe mbetet synimi i Izraelit, Izraeli ka ndër vite nga 1967 e këtej, pas luftrave me vendet fqinje arabe, ka zgjeruar kontrollin mbi territoret arabe, qoftë mbi Malësitë Golan, Bregun Perëndimor dhe së fundmi në Gaza, ku kërkon zgjerim territorial, sepse e ndjen veten ngushtë në atë territor ku është vendosur që në 1948. E drejta ndërkombëtare krijon krijimin e dy shteteve dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve që jetojnë atje. Janë interesat e mëdha gjeostrategjike, ku përfshihen interesa politike ekonomike dhe ushtarake të mëdha, që s’lejojnë që kjo zonë të gjejë qetësinë e duhur, kompromiset e duhura. OKB është e pafuqishme që të imponojë një zgjidhje të saj, rezulutë të saj, pasi s’e lejon vetoja e Këshillit të Sigurimit dhe OKB s’merr asnjë argument dot”.



