Vera sapo ka mbërritur edhe pse jo zyrtarisht, por rëndësi ka që më në fund mund të veshim sandalet dhe shpëtuam nga këpucët e mbyllura dhe çorapet.
Vera e sivjetme vjen me plot me ngjyra dhe sjell modelet më të veçanta.
Por që t’u dhënë rëndësinë e duhur, nuk mjafton vetëm të zgjidhni këpucët e veçanta, por mbi të gjitha t’i kombinoni me ngjyrat e përshtatshme të thonjve të këmbës.
Për të gjitha ato që dashurojnë ngjyrat dhe e kanë pedikyrin pjesë të ritualit të tyre të bukurisë, këto kombinime do t’u ndihmojnë të dukeni plot stil dhe hijeshi.



