Pyetësori me 12 pika nga qeveria/ Matlija: Këto lloj referendumesh janë thjesht për agjendë personale (VIDEO)

Pyetësori me 12 pika nga qeveria/ Matlija: Këto lloj referendumesh janë thjesht për agjendë personale (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ka hedhur në publik një pyetësor, lidhur me disa nga çështjet më të ndjeshme.

Në studion e “MCN live” në mesin e 12 pikave është veçuar për të diskutuar atë që lidhet me legalizimin e kanabisit, kryesisht për qëllime farmaceutike.

Lidhur me këtë avokati Dorjan Matlija, u shpreh se jo gjithmonë publiku është i mirinformuar për çështje te caktuara. Sipas tij, këto lloj referendumesh, në këtë rast nga qeveria, konsiderohen thjesht për agjendë personale.

“Demokracia ka disa lloj rregullash, çdo vendimmarrje që kthehet ne populiste, është anti-demokratike, Nga ana tjetër, publiku nuk është i informuar për gjëra të kësaj natyre, dhe nuk mund të matet me këto pyetësor opinioni publik.

Janë disa pika psh, “a jeni dakort të pezullohet gjyqtari”?, por t’jua thuash këtë qytetari, këtë lloj referendumesh personale janë thjesht agjendë personale.

Për avokatin Matlija, dhe sikur te realizohesh nga pyetësori këtë çështje, për realizimin e tyre në praktikë, duhen kohë.

“Po ta marrësh sikur është vërtetë qëllim serioz, do të duhej që të bëhej një studim serioz, pastaj diskutimet e brendshme, që poashtu merr kohë mbi 1 vit, pastaj përgatitja e draftit, për ta plotësuar me drafte shtesë, akte nënligjore, strategji, trajnime, etje, dhe shkon me vite si çështje, Dhe më pas, e gjithë kjo mund të rezultojë si jo efektive, sepse ne kemi marrë masa ligjore, të cilat kanë treguar se nuk kanë sjellë efikasitet”.

Nga ana tjetër gazetarja e MCN TV, Anduena Llabani, duke folur lidhur me legalizimin e kanabisit, kryesisht atë për qëllime farmaceutike, që është njëra nga pyetjet në këtë pyetësor, u shpreh se ky legalizim nëseë do të realizohej, do të hiqte trafikun e kanabisit nga harta e policisë.

“Para fushatave ne kemi toka të mbjella me kanabis me qëllim eksportimin. Dihet që para fushatave gjenerohen miliarda para nga këto miniparcela. Ka zona në Shqipëri, në veri ku ti nuk hynë dot pa pasaportë. Në këto zona bëhet presimi, dhe më pas dërgohet jashtë Shqipërisë. Në Shqipëri ku hidhet kjo ide kur kemi atentate mafioze mes grupeve nuk shoh me vend këtë. Ka një gjë pozitive në këtë pikë. Unë them liberalizimi i kanabisit do të heqë të paktën trafikun e kanabisit nga harta e policisë.

“Rritja e çmimit të kanabisit do të sjellë konkurrencë mes grupeve. Këto toka si do mbahen kush do i menaxhojë? Këta njerëz që kanë këto toka çdo bëjnë ku do shkojnë? Do lirojnë këto tokat kaq lehtë këta?

Ne flasim për përdorim kanabisi, por nga ato çfarë kemi parë ne % e madhe e të rinjve shqiptarë e konsumojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy