Buxhuku: Emigrantët nuk kthehen me thirrje, paratë e tyre janë përdorur në mënyrën më të keqe të mundshme

Buxhuku: Emigrantët nuk kthehen me thirrje, paratë e tyre janë përdorur në mënyrën më të keqe të mundshme

Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha në studion e emisionit “MCN Economy” se emigrantët nuk kthehen duke bërë thirrje duke shtuar se qëllimi i një qeverie duhet të jetë krimi i kushteve për zhvillim ekonomik dhe demokratik në mënyrë që ata të bëjnë një zgjedhje me vullnetin e tyre të lirë.

Sipas Buxhukut, diaspora e ka kryer detyrën e vet duke sjellë para në këto 35 vitë megjithëse këto remitanca janë përdorur në mënyrën më të keqe nga shteti.

Të tilla strategji, do të ishte budallallëk i madh nëse do bëheshin. Sepse qëllimi i një qeveria nuk është të kthehet diaspora, qëllimi është të krijosh kushte për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit që ata të jenë në gjendje të bëjnë zgjidhje me vullnetin e lirë. Nuk bëhen me thirrje. Në një farë kuptimi diaspora e ka bërë detyrën e vet, të ka dhënë para në 35 vite. Problemi është si i ke përdor ti ato para. Ne i kemi përdorur në mënyrën më të keqe të mundshme. E di kush është treguesit kryesor? Sot ke një % të madhe të familjeve shqiptare që presin me padurim remitancat që do të vijojnë nga fëmijët e tyre jashtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy