Burracak dhe i lidhur me krimin, kjo ishte akuza e radhës e ish-kryeministrit Berisha drejtuar Kryeministrit Edi Rama. Berisha ka akuzuar Ramën për prishje të marrëveshjes me opozitën për dekriminalizimin pasi qeveria miratoi Ligjin për Dekriminalizimin duke përjashtuar ekzistencën e Komisionit të Përbahskët Parlamentar të Dekriminalizimit. Sipas Berishës shkelja e marrëveshjes së dhjetorit 2014 do të thotë mungesë vullneti për të kryer këtë process nga ana e Kryeministrit.



