Hetim i thelluar për kandidatët, Çaka: Kemi vetëm tre ankesa, verifikimet do bëhen nga prokuroria e përgjithshme (VIDEO)

Hetim i thelluar për kandidatët, Çaka: Kemi vetëm tre ankesa, verifikimet do bëhen nga prokuroria e përgjithshme (VIDEO)

Nuk realizohet hedhja e shortit nga KQZ për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit, për 11 bashki. Një pengesë janë edhe tre ankimimet të subjekteve politike në kuadër të dekriminalizimit për kandidatët Rezeart Tusha në Shijak, Qerim Ismailaj në Mallakastër dhe Kreshnik Hajdari në Kuçovë.

Lidhur men këtë anëtari i KAS, Dritan Çaka në një lidhje skype me MCN Live deklaroi se KQZ ka nisur punën për verifikimin e kandidatëve dhe se probleme ëtë tilla ka pasur shpesh jo vetëm me ta. Ai u shpreh se për kandidatët e dyshuar kryhet një hetim i thelluar dhe se aktualisht janë paraqitur tre kërkesa ankimore në KQZ. Sipas tij, verifikimet do të behën përmes Prokurorisë së Përgjithshme.

Duhet theksuar se jemi në një situatë që KQZ pasi ka marrë të gjitha propozimet nga partitë e regjistruara ka mbledhur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Një nga dokumentet e nevojshme është formulari i vetë deklarimit. Nuk janë zgjedhjet e para që KQZ ndeshet me disa situata që krijojnë dhe probleme në regjistrimin e kandidatëve. Ju e dini që në zgjedhjet e kaluara ka pasur gjithmonë nga njëra anë jo vetëm akuza, por dhe largime të kandidatëve por dhe të atyre që ishin zgjedhur për shkak të problematikave që kanë pasur me ligjin jo vetëm në Shqipëri. I tillë është dhe rasti në këto zgjedhje, ligji ka përcaktuar se KQZ është një sektor që bën verifikimin e këtyre dokumenteve dhe në raste kur ka ankesa për subjekte të caktuara apo vetë kandidati ka deklaruar se për një kohë të gjatë ka jetuar jashtë vendit apo ka pasur një dënim KQZ ndjek një procedurë që quhet hetim i thelluar.  Pastaj kërkohet verifikimi i rastit apo rasteve nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më pas i kthehet përgjigje dhe nëse do verifikohet që nuk je në kushtet për kandidim nuk bëhet regjistrimi për kandidatin. Kjo është dhe arsyeja pse dje nuk u hodh shorti për 11 bashki sepse janë paraqitur 3 kërkesa ankimore nga subjekte të ndryshme, Shijak, Kuçovë, Mallakastër.

Në vijim ai sqaroi se ditën e djeshme është marrë vendimi nga KAS për rrëzimin e kërkesës së PD për Qerim Ismailajn. Ai tha se KQZ ka dhe disa ditë kohë për tu shprehur.

Janë raste që vetë KQZ do të bëjë verifikimet për të parë se cili është realisht dënimi që çdo subjekt është kallëzuar në KQZ dhe ndërkohë ne do presim vendimet e struktirave dhe për shkak të këtyre 3 kallëzimeve u shty dhe vendimi i KAS. Dje është marrë një vendim për Qerim Ismailajn duke rrëzuar kërkesën e ankuesit dhe duke e quajtur të ligjshme regjistrimin e këndidimit të tij. Është vlerësuar që më mirë të pritet disa ditë dhe nëse kolegji zgjedhor dhe KAS vendosin që këta tre subjekte të mos regjistrohen atëherë vendoset që ata të mos jenë më pjesë e kandidmit. Vendimi i djeshëm i Celibashit është i drejtë më mirë të shtyhet sesa të kemi probleme më pas. Ka dhe disa ditë kohë për KQZ për tu shprehur. Afatet në këto kohë nuk lidhen më shumë me kandidatin sesa me fletën e votimit dhe nëse do kemi kandidatë që nuk do regjistrohen nuk kemi pse ti kemi emrat e tyre në fletën e votimit.

Çaka tha se zgjedhjet janë monitoruar dhe ka pasur rekomandime, teksa theksoi se mesazhet e diplomatëve të huaj u përkasin më tepër partive politike dhe se thirrjet e ndërkombëtarëve duhet të zbatohen. Ai shpreson që këto zgjedhje të kenë më pak probleme.

Gjithmonë pranë zgjedhjeve që regjistrohen në Shqipëri kemi një prani të shtuara të OSBE-së. Ne patëm dhe një takim më këtë delegacion kështu që në çdo proces zgjedhor nuk jemi të monitoruar vetëm nga partitë politike por dhe nga struktura të caktuara. Ne si KQZ jemi munduar që ti reflektojmë këto mesazhe, por kuptohet që këto rekomandime apo mesazhet e diplomatëve të huaj nuk i përkasin vetëm KQZ, por dhe subjekteve politike. Mendoj se më shumë këto rekomandime u drejtohen partive politike të cilat dhe në momentin e nxjerrjes së rezultatit të veprojnë në zbatim të kodit. Unë personalisht bëj thirrje që çdo votues duhet të jetë sa më korrekt në zbatimin e ligjit sepse ne këto zgjedhje i bëjmë për veten tonë dhe për asnjë kandidat apo subjekt zgjedhor. Sa më shumë të respektojmë dhe aq më mirë të zgjedhim kjo përkthehet në të mirën tonë. Besoj se gjykimi më i mirë për çdo zgjedhje që mund të bëjë çdo parti politike do të jetë vota sepse do të jetë qytetari që do votojë. Shpresoj që gjërat të shkojnë sa më mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy