Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Ambasada Amerikane:  Partitë të respektojnë vendimin

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Ambasada Amerikane: Partitë të respektojnë vendimin

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë në Kosovë, ka reaguar Ambasada Amerikane, e cila i bën thirrje partive politike që ta respektojnë këtë vendim.

Ambasada ka kërkuar që institucionet të sigurojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe paqësore.

 “Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në komunikatën e Ambasadës, raporton Express.

Të hënën në mbrëmje, Qeveria e Kosovës u rrëzua pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën zgjedhjen e ekzekutivit, më 3 qershor. Kushtetuesja vendosi se vota e deputetit Etem Arifi, i cili është i dënuar me burgim, për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte e pavlefshme.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në orën 13:00 do t’i mbledhë në takim partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy