
89 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Numri në dukje i ulët në fakt nuk është gjë tjetër veçse reflektim i uljes së numrit të testimeve. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer vetëm 321 të tilla, shifra më e ulët e testimeve prej shumë muajsh.
Një ditë më parë u regjistruan 459 raste të reja më Covid-19. Rastet e reja dolën nga 1173 testime të kryera, pra 4-fishi i testimeve të fundit.
Sot, bëhet me dije se 3 331 qytetarë janë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e saj bën me dije se janë shëruar 179 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,991 që nga fillimi i epidemisë.



