Një vajzë 23 vjeç i është kundërpërgjigjur përdhunuesit të saj duke i prerë organin gjenital. Ngjarja ka ndodhur në Indi, në shtëpinë e studentes 23-vjeçare të juridikut në Kerala. Përdhunuesi është një burrë 54-vjeç, guru fetar, që kishte fituar besimin e familjes së vajzës.
Ajo ka thënë para policisë se ka qenë viktimë e abuzimit prej disa vitesh, pasi ai hynte e dilte në shtëpinë e tyre pa u shkaktuar dyshime familjarëve.
Burri është në gjendje të rënd në spital.



