
Një person humbi jetën dhe të paktën 40 të tjerë mbetën të plagosur, pasi erërat e forta shkaktuan shembjen e një skene në një festival në Spanjë.
Pamjet tregojnë disa pjesëmarrës të festivalit duke vrapuar në panik, ndërsa të tjerë shihen duke vazhduar të festojnë në ngjarjen në Cullera, në jug të Valencias.
Festivali i muzikës elektronike është pezulluar. Tre nga të plagosurit e ngjarjes së ndodhur në orët e para të së shtunës pësuan trauma të rënda. Dëshmitarët okularë folën për një stuhi rëre të papritur që goditi vendin ku po mbahej festivali.
Agjencia meteorologjike e Spanjës raportoi se në atë momet në rajonin bregdetar lindor të vendit, erëra që kalonin 80 km/h, raporton BBC.
Në një deklaratë në Facebook, organizatorët e festivalit thanë se ishin “të shkatërruar dhe të pikëlluar për atë që ndodhi në mëngjes”.
Ata thanë se “erërat e forta të papritura dhe të dhunshme” rreth orës 04:00 me orën lokale kishin shkaktuar dëme në infrastrukturën e vendit, duke i detyruar që të largohen.



