Deputeti i opozitës Dashamir Shehi, nuk do ta votojë reformën në drejtësi në se nuk do të ketë një vendim politik të opozitës.
Megjithatë, kreu i LZHK-së, pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike flet me bindje se në grupin e opozitës ka deputetë që janë dakord për ta votuar reformën në drejtësi edhe pa nenin 88, atë që po mban peng konsensusin për reformën në drejtësi.



