Në kërkim për vrasjen e Edmond Papës, në pranga Andrew Bode. Arrestohet edhe Adriatik Kalemi

Në kërkim për vrasjen e Edmond Papës, në pranga Andrew Bode. Arrestohet edhe Adriatik Kalemi

Policia ka arrestuar në Gjirokastër një 45-vjeçar i cili ishte në kërkim për vrasjen e Edmond Papës. 

Edvin alias Andrew Bode konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në pranga ra edhe Adriatik Kalemi, të cilit para pak javësh i vranë babain në një lokal, dhe akuzohet për disa ngjarje kriminale.

Po ashtu mes të arrestuarave është edhe Julian Kalemi. 

Kujtojmë që 49-vjeçari Edmond Papa u qëllua në zonën e Selitës në Tiranë, dhe ndonëse u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra.

Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe.

Gjatë operacionit "Plani" në Memaliaj nga DVP Gjirokastra në bashkëpunim me Forcat Speciale "RENEA" u arrestuan shtetasit:

1. Edvin alias Andrew Bode (shtetasi në kërkim)

2. Julian Kalemi

3. Andrea alias Adriatik Kalemi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy