Basha prezanton platformën ekonomike: Do ulim borxhin publik në 60%

Basha prezanton platformën ekonomike: Do ulim borxhin publik në 60%

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim të hapur me investitorë italianë, ku ka prezantuar platformën e qeverisjes së demokratëve. Kreu i demokratëve tha se qeveria e re do të kthejë taksën e sheshtë për sigurimet shoqërore, kontributet personale dhe për sipërmarrjen. Sipas tij, kjo do të çlirojë biznesin nga burokracitë e panevojshme.

“Platforma jonë parashikon taksa të thjeshta. Themel është taksa e sheshtë prej 9% për të ardhurat personale, për përfitimin koorporativ dhe 9% për sigurimet shoqërore. TVSH-ja do të ketë një shkallë të vetme 15%. Tatimi i biznesit të vogël do të jetë 1.5% e xhiros vjetore. Kjo platformë ambicioze, është një platformë e përgjegjshme që nuk sjell ulje, por rritje të të ardhurave buxhetore, përmes kufizimit të informalitetit dhe rritjen e bazës së tatimpaguesve. Kjo është një mënyrë për të konkurruar me vendet e rajonit, ku Shqipëria është në vend të fundit. Biznesi do të çlirohet menjëherë nga një mal me kërkesa të shpikura apo të ringjallura të burokracisë”, tha ai.

Basha tha se niveli i borxhit publik do të ulet në 60%, një objektiv që sipas tij do të arrihet përmes shkurtimit të investimeve korruptive.

“Programi jo vetëm nxjerr ekonominë shqiptare nga kriza dhe apatia. Ky është programi ekonomik me taksa më të ulëta në 20 vite dhe është gjithçka në krah të sipërmarrjes së ndershme”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy