Tre të vdekur nga shpërthimi në Madrid (VIDEO)

Tre të vdekur nga shpërthimi në Madrid (VIDEO)

Të paktën tre persona kanë vdekur në një shpërthim masiv që shkatërroi pjesërisht një ndërtesë në Madridin qendror rreth orës tre pasdite. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se shpërthimi i fuqishëm rrëzoi tre katet e sipërme të një ndërtese në Calle de Toledo.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një ndërtesë të dëmtuar dhe mbeturinat që kanë bllokuar rrugën. Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë. Fotografitë dhe videot e filmuara nga kalimtarët e tronditur tregojnë makina të shkatërruara nga shpërthimi dhe tym që del nga kati i sipërm i një ndërtese.

Një gazetar në Madrid tha se një shpërthim "i tmerrshëm" kishte ndodhur në Calle Toledo, një rrugë në një zonë në qendër të qytetit të kryeqytetit spanjoll. Rruga është rrethuar nga policia.

Një zëdhënës i Këshillit të Qytetit të Madridit konfirmoi se zjarrfikësit, policia dhe njësitë e mbrojtjes civile janë në vendin e ngjarjes.

Tetë ekuipazhe të zjarrfikësve janë dërguar në zonë, sipas faqes lokale të lajmeve, TeleMadrid.

 

 

 

@laSextaTV @antena3com @telemadrid pic.twitter.com/4Dl8d90RAP

— césarr,,❃ (@valleejooo_) January 20, 2021
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy