Korrupsion dhe papërgjegjshmëri në Hipotekën e Tiranës. Që nga sporteli i pritjes së qytetarëve deri te shërbimi bankar dhe postar, në të gjithë zinxhirin e vëzhguar nga Tema.Tv, ka punonjës që abuzojnë me detyrën duke shkaktuar radhë dhe humbje kohe për qytetarët. “Që të kapërcesh pengesat e krijuara duhet bërë pagesë nën dorë”, thonë qytetarët e kontaktuar.
Radhët
Qytetarët detyrohen të presin në radhë të gjata nëpër sportele që të marrin shërbimin e duhur. Zgjohen që herët në mëngjes për të zënë radhën, pasi punonjësit e këtyre zyrave punojnë ngadalë nëpër sportele dhe kështu krijohet një gjendje aspask e mirë. Njerëz të sëmurë, që kërkojnë të mbarojnë punë me regjistrimet dhe të shkojnë secili në punën e vet, pasi kanë lënë shumë punë pezull që të regjistrojnë bizneset.
Para nën dorë
Shohim qytetarë që janë të revoltuar nga sjellja aspak e mirë e punonjësëve të sporteleve dhe ankohen por askush nuk i dëgjon. Madje, një zonjë e revoltuar teksa priste radhën të paguante faturat në bankë, akuzoi punonjësit se mernin lekë nën dorë dhe bënin korrupsion, nuk i trajtonin të gjithë njerëzit njësoj, dhe vononin në firmosjen e dokumentave.
Nëpunësit arrogantë
Një problem tjetër ishte që punonjësit e zyrave dilnin për të pirë cigare dhe linin qytetarët të prisnin në radhë. Një zonjë tjetër na tha se këtu nuk mbarojmë punë deri në orën 4 pasdite, pasi punonjësit nuk dinë si t’i menaxhojnë të gjithë qytetarët dhe punojnë me arrogance, nuk dinë të sillen me qytetarët.
Sistemi informatik
Ndërsa një ditë më parë nuk kishte punuar sistemi i kompjuterave dhe për këtë arsye ishin kthyer të gjithë njerëzit mbrapsht për t’u paraqitur një ditë më pas. Për këtë arsye, dje ishte bërë një rrëmujë edhe më e madhe në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Gjithashtu, një problem tjetër ishte që punonjësit dilnin të pinin cigare dhe linin njerëzit të presin në radhë pa e vrarë mendjen fare ata duan të mbarojnë punë sa më shpejt të jetë e mundur. Referuar listës zyrtare të afishuar, shërbimet në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme duhet të mbarojnë brenda 15 ditëvë maksimumi, por punonjësit nuk i respektojnë këto lista, i lënë qytetarët të presin me ditë të tëra. Një lëshim vërtetimi duhet të mbarojë për një ditë. Regjistrim i prokurës, i kontratave të shitjes, i kontratës së dhurimit, i kontratës së qirasë dhe apo nënqirasë, për heqje dore nga pronësia; lëshim kopje të fragmentit të hartës kadestrale, dhënie e informacionit kordinativ për çdo pasuri të paluajtshme, regjistrim i vendimit gjyqësor për vendosjen e masës së sigurimit të padisë, regjistrim i kërksesës së padisë, regjistrim i aktit noterial për pezullimin e veprimeve të regjistrimit duhet të mbarojnë për dy ditë, ndryshim kufiri, saktësim i kufijve të pasurisë duhet të përfundojë për 15 ditë.
Përgatiti: Dezdemona Porja



