Indi, 22 të vrarë nga rrëmuja në stacionin e trenit

Indi, 22 të vrarë nga rrëmuja në stacionin e trenit

Zyrtarët në Indi thonë se nga rrëmuja në stacionin e trenit në Mumbai, sot janë vrarë 22 vetë dhe plagosur 30 të tjerë.

Policia tha se rrëmuja ishte krijuar në një urë për këmbësorët e cila kalon mbi binarët hekurudhor në sacionin e Mumbait.

Ky stacion zakonisht është i mbushur me udhëtarë që shkojnë në punë në pjesët e tjera të qytetit.

Zyrtarët thanë se njerëzit ishin mbledhur nën tendën e urës për t'u mbrojtur nga shiu i madh, kështu që turma e njerëzve ishte edhe më e madhe se zakonisht.

Policia tha se rrëmuja ishte krijuar nga thashethemet se kalimi i këmbësorëve ishte shkatërruar për shkak se kishin rënë pjesë të betonit.

Videoja e postuar në mediat sociale tregon se si njerëzit kërcenin nga ura dhe kishin mbetur varur në shtyllat e hekurudhës që e mbanë konstruksionin që të mos rrëzohet. /REL / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy