Policia e Shkodres ka dhene informacionin zyrtar lidhur me ate qe ndodhi ne mesdite ne qender te qytetit, ku nje atentat la tre persona te plagosur.
Autori/ët sipas bluve të qytetit verior, janë larguar me shpejtësi me një automjet në drejtim të Shirokës.
Nga policia e Shkodrës eshte bere e mundur gjetja e armes se zjarrit dhe automjeti i autorit/eve.
Janë ngritur pika te shumta kontrolli dhe po behet krehja e zones per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes
Informacioni i policise
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku dhe kanë konstatuar se janë plagosur me armë zjarri shtetasit:
D. L. 32 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën dhe dyshohet të ketë qenë edhe objekti i këtij sulmi.
L. T. 25 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, E. P. 59 vjeç, jashtë rrezikut për jetën të cilët kanë qënë kalimtare te rastit.
Autori/ët janë larguar me shpejtësi me një automjet në drejtim të Shirokës.
Nga policia e Shkodrës eshte bere e mundur gjetja e armes se zjarrit dhe automjeti i autorit/eve.
Janë ngritur pika te shumta kontrolli dhe po behet krehja e zones per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes.
Po bashkëpunohet me Policinë Kufitare pasi dyshohet se autori/ët mund të largohen në drejtim të Malit të Zi.
Gjendet arma e krimit, ja pamjet
Atentati që la tre persona të plagosur në mes të Shkodrës u bë me një armë zjarri pistoletë. Policia nga keqyrja e pare e vendit te ngjarjes ben me dije se ka gjetur pistoleten, prane Shirokes.
Me te mendohet se është qëlluar 6-8 herë, pasi ne vend jane gjetur edhe gezhojat.
Te plagosurit jane tashme te identifikuar si shtetasit, Doni Lisi, Enrik Prenushi si dhe Elona Çurku.
Nga ajo çka mësohet është fakti se Enrik Prenushi ka mbetur i plagosur aksidentalisht, pasi objektiv ka qenë Lisi dhe vajza me të cilën ishte shoqëruar.
Nga burime pranë spitalit të Shkodrës, Doni Lisi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohet se ka marrë plumba në pjesën e gjoksit.



