Kina nuk është më i vetmi opsion, Apple-14 po prodhohet në Indi

Kina nuk është më i vetmi opsion, Apple-14 po prodhohet në Indi

Apple ka filluar të prodhojë iPhone 14 të ri në Indi. Gjigandi i teknologjisë kërkon të diversifikojë zinxhirin e tij të furnizimit, duke u zhvendosur disi nga Kina, deri tani vendi kryesor i prodhimit jashtë kufijve të SHBA.

Kompania i prodhon ende pjesën më të madhe të produkteve të saj në Kinë, por orientimi i ri drejt Indisë ka ngritur shumë pikëpyetje.

Apple zbuloi iPhone-in e saj të ri tre javë më parë. Pajisjet më të fundit ofrojnë sisteme të përditësuara kamerash, një ekran të ri kyçje interaktiv dhe në modelet Pro, performancë shumë më të shpejtë.  

“Linja e re e iPhone-14 prezanton teknologji të reja dhe elementë të shtuar sigurie. Jemi të entuziazmuar që do të prodhojmë iPhone 14 në Indi”, tha kompania në një deklaratë të hënën, duke konfirmuar spekulimet e fundit.

Pajisjet Apple prodhohen në Indi nga Foxconn, Wistron dhe Pegatron të Tajvani.

Njoftimi për prodhimin në Indi shënon një ndryshim të madh në strategjinë e kompanisë dhe vjen në një kohë kur kompanitë e teknologjisë amerikane po kërkojnë alternativa ndaj Kinës, ku zinxhirët e furnizimit global janë përballur me ndërprerje për shkak të bllokimeve që lidhen me Covid-in. Ka gjithashtu shqetësime në rritje për rrezikun e një përçarjeje më të madhe midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mbi Tajvanin.

Analistët kanë parashikuar që Apple do të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina për njëfarë kohe. Wall Street Journal raportoi në fillim të këtij viti se kompania po kërkonte të rriste prodhimin në vende të tilla si Vietnami dhe India, duke përmendur politikën e rreptë të Kinës për Covid si një nga arsyet.

“Apple dëshiron të ketë diversitet dhe të mos i vendosë të gjitha vezët e saj në një shportë”, tha Pathak, duke shtuar se ky veprim është një “shfaqje besimi në Indi”.

/ CNN

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy