Policia e Shtetit: Kemi informacione për dhunë të mundshme, jemi përgatitur të reagojmë, PD e mohon (VIDEO)

Policia e Shtetit: Kemi informacione për dhunë të mundshme, jemi përgatitur të reagojmë, PD e mohon (VIDEO)

Policia e shtetit doli me një deklaratë për ti bërë thirrje organizatorëve të protestës së sotme të largojnë nga protesta njerëzit me maska. Policia e Shtetit, përmes zv/ drejtoreshës së përgjithshme Aida Hajnaj, u shpreh se ka informacione shqetësuese për dhunë, prandaj kërkoi nga organizatorët që të marrin përgjegjësitë për të shmangur incidentet dhe sulmet kundër institucioneve e efektivëve, të cilët do të jenë të çarmatosur, pra nuk do të kenë armë me vete. Aida Hajnaj i bëri thirrje organizatorëve që të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar, duke ia dorëzuar menjëherë Policisë, pasi në rast dhune policia është përgatitur të reagojë në proporcion të plotë dhe se protesta do të jetë nën monitorim të plotë.

Deklarata e plotë

Sot disa forca politike kanë thirrur një tubim proteste.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar lirinë demokratike të tubimit dhe njëkohësisht ka kërkuar bashkëpunimin e organizatorëve për të shmangur dhunën gjatë saj.

Për shkak të informacioneve shqetësuese që Policia disponon, në vazhdën e protestave të shkuara të të njëjtave subjekte politike, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit.

Po ashtu, nisur nga ngjarja e rëndë e protestës së kaluar ku protestues të dhunshëm goditën me shufra metalike protestues paqësorë, u bëjmë thirrje organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar, duke ia dorëzuar menjëherë Policisë.

Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim se mes të ndaluarve në protestat e shkuara ka individë me precedentë të rëndë penale, siç ishte rasti i njërit prej dhunuesve të dy protestuesve paqësorë, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

I bëjmë thirrje të drejtpërdrejtë organizatorëve të marrin të gjithë përgjegjësinë e tyre për moslejimin e devijimit të protestës.

Po ashtu ri-kujtojmë se përdorimi i mjeteve piroteknike është jo vetëm i paligjshëm, po edhe tejet i rrezikshëm për shëndetin e jetën e punonjësve të Policisë dhe qytetarëve.

Policia e Shtetit do t’i qëndrojë strikt parimit demokratik të proporcionalitetit dhe është e përgatitur të reagojë në proporcion të plotë, me çdo akt dhune.

Po ashtu u kërkojmë qytetarëve të Tiranës, që nuk janë të interesuar  për protestën, të  shmangin lëvizjen në perimetrin e protestës së sotme, e cila do të jetë nën monitorimin  e plotë të Policisë.

  Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar, për të dënuar, siç tha deklaratën e policisë që la të nënkuptohet se në protestën e opozitës mund të ketë akte dhune.

Sipas Bardhit, protesta do të jetë paqësore, prandaj edhe qytetarët duhet të bëhen pjesë e saj.

“Dënojmë deklaratën e policisë së Shtetit se në protestë do të ketë dhunë. Ajo dezinformon dhe mashtron opinionin publik. Dhuna nuk është kurrë qëllimi dhe mjeti i PD. Deklaratat synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët. Ne i kemi thirrur kundër dhunës qytetarët dhe jemi të angazhuar për protestë paqësore. PD ka refuzuar dhe refuzon dhunën e bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet”,- tha Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy