
“Mirëdita, jam George Clooney, burri i Amal Clooney”. Kështu është prezantuar në Los Angeles, në skenën e “Variety Power of Women 2018” aktori i njohur George Clooney. Një hyrje e denjë për një burrë, bashkëshortja e të cilit, një avokate e njohur e të drejtave të njeriut, është po aq e famshme sa ai; por edhe për faktin se eventi i ishte kushtuar barazisë gjinore.
Clooney mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që revista “Variety” çdo vit u jep femrave që kanë pasur më shumë impakt në shoqri me aktivitetet e tyre filantropike. Clooney u ngjit në skenë për t’i dhënë çmimin 18-vjeçares emma Gonzalez, e mbijetuar e masakrës së Shën Valentinit në liceun Marjorie Stoneman Douglas në Parkland, Florida. Vetë Amal nuk ishte e pranishme në ceremony, pasi merrte pjesë në Konferencën për Gratë në Pensilvani.
"Ne jetojmë në një kohë kur edhe me frikën bëhet tregti: frika e myslimanëve, emigrantëve, pakicave, grave të forta". "Dhe për shkak të faktit se qeverisë tonë i leverdis që ne të jemi të frikësuar, pyetja është: a do të frikësohemi nga të gjitha gjërat që në fakt e bëjnë Amerikën të madhe?", tha aktori. "Nëse përgjigja është po, atëherë ne do të duhet t'i përgjigjemi historisë, sepse këto janë idetë që do të na përcaktojnë për gjenerata", paralajmëroi ai, duke sulmuar administratën Trump, por pa përmendur emra.



