Aksidenti me jet ski në Ksamil, Çipa: Masat të pamjaftueshme, përgjegjësia bie mbi autoritetet (VIDEO)

Aksidenti me jet ski në Ksamil, Çipa: Masat të pamjaftueshme, përgjegjësia bie mbi autoritetet (VIDEO)

Një incident i rëndë me katër turistë të plagosur nga një jet ski në Ksamil është bërë publik vetëm pas një jave, ndërsa përfaqësues të sektorit të turizmit ngrenë shqetësime për mungesën e masave parandaluese dhe kontrollit institucional gjatë sezonit veror.

 

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, Arben Çipa, deklaroi se aksidente të tilla janë kthyer në një problem të përsëritur çdo verë dhe se autoritetet përgjegjëse nuk po veprojnë në nivelin e duhur për të shmangur ngjarje të ngjashme.

 

Është një çështje që duhet diskutuar për të mos ndodhur përsëri. Nuk është një histori që lind sot, pasi çdo sezon vere përballemi me aksidente të së njëjtës natyrë. Ky ishte një aksident që nuk u mor vesh shumë dhe këto janë çështje sensitive, ku përgjegjësitë duhet të delegohen jo vetëm tek shkaktarët e aksidentit, por edhe tek institucionet ku përgjegjësia fle gjumë.

 

Sipas tij, masat aktuale të kontrollit dhe monitorimit për aktivitetet ujore turistike mbeten të pamjaftueshme, ndërsa theksoi se mungojnë procedurat e qarta dhe kontrollet efektive ndaj operatorëve që ushtrojnë aktivitetin me mjete ujore me qira.

 

Policia Kufitare është autoriteti që kontrollon, verifikon dhe lëshon lejet përkatëse. Po kjo polici kontrollon në terren operatorët nëse disponojnë dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit. Pra, janë disa hallka, nga dhënia e lejes deri tek ushtrimi i aktivitetit nga operatorët dhe turistët.

 

Çipa theksoi se përgjegjësia direkte bie mbi personat që shkaktojnë aksidentet, por apeloi edhe për ndërgjegjësim dhe respektim të rregullave nga turistët që përdorin mjetet ujore gjatë pushimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy