Ngjarje historike shënohet këtë të shtunë në Arabinë Saudite. Për herë të parë gratë do të votojnë në zgjedhjet lokale që po mbahen në Arabi.
Përveçse mund të zgjedhin nëpërmjet votës së tyre, gratë kanë mundësi edhe të zgjidhen duke u rregjsitruar në listën e kandidatëve. Janë rreth 978 gra të cilat kandidojnë në këto zgjedhje.
Vendimi për t`i dhënë mundësi grave të votojnë, është marrë nga mbreti Abdullah.



