
Për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të cilat do të bëhen prezentë nga orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësirat pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu kryesisht në relievet malore.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 25°C,
në zonat e ulëta 12 deri 27°C,
në zonat bregdetare 15 deri 26°C.



