Delina Ibrahimaj, drejtoresha e re e INSTAT-it

Delina Ibrahimaj, drejtoresha e re e INSTAT-it

Delina Ibrahimaj është emëruar në postin e drejtores së Përgjithshme të Institutit të Statistikave (INSTAT). Emërimi i saj në këtë post është bërë më 11 nëntor.

Ibrahimaj mban gradën Doktor (PhD) në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata. Ajo Ibrahimaj ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Bocconit në Milano, Itali, ku është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare dhe më pas ka kryer masterin për Menaxhim të Përgjithshëm po në të njëjtin universitet.

Ajo ka një përvojë të gjërë në kryerjen e analizave ekonomike, fituar gjatë eksperiencës së punës në Bankën e Shqipërisë dhe pranë Kryeministrisë si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale të Instituteve shtetërore.

Gjithashtu, znj. Ibrahimaj ka njohuri të thella në menaxhimin e projekteve, marrëdhëniet me donatorët si dhe menaxhimin e aktiviteteve operacionale, financiare dhe të marketingut falë eksperiencës së saj si drejtuese në sektorin privat. Znj. Ibrahimaj ka qënë pjesë e disa publikimeve dhe studimeve në fushën e ekonomisë dhe financave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy