Zjarret kanë përfshirë ishullin e Rodosit në Greqi. Gazetari Edmond Guri tha në studion e MCN TV se për shkak të përparimit të flakëve janë evakuuar rreth 30 mijë banorë dhe turistë. Por fatmirësisht nuk ka viktima. Guri tha se për shmangien e humbjes së jetëve njerëzore ka pasur reagim të menjëhershëm nga pushteti lokal.



