Vetëvendosje dënon dhunën ndaj Xharrës, bën përgjegjës Kadri Veselin

Vetëvendosje dënon dhunën ndaj Xharrës, bën përgjegjës Kadri Veselin

Arbana Xharra është sulmuar mbrëmë para banesës në Prishtinë.

Rreth këtij akti barbar ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka dënuar duke thënë se dhuna ndaj Xharrës është e pajustifikueshme.

Dhuna e përdorur ndaj Xharrës e pajustifikueshme

Lëvizja VETËVENDOSJE! Shpreh keqardhje të thellë dhe e dënon sulmin ndaj opinionistes, tash anëtare e PDK-së, Arbana Xharrës. Asaj i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe organet e rendit i ftojmë që ta zbardhin sa më parë rastin.

Krahas kësaj, sqarojmë se raportimi i mediave satelite e krejtësisht të instrumentalizuara prej PDK-së si Express-i, ashtu edhe RTK-ja, në lidhjen e sulmit që bëjnë me aktivistët e VETËVENDOSJE!-s është jashtë çdo etike dhe pa asnjë bazë të argumentimit. Sulmet e tilla prej PDK-së nuk do të duhej të zinin vend në media, por të penalizoheshin.

Orkestrimi i tillë i sulmeve mediatike është keqpërdorimi më i madh që mund t’i bëhet një fatkeqësie për të goditur kundërshtarët politikë elektoralisht. Gjendja e znj. Xharra, as vetë ajo nuk duhet përdorur si armë kundër VETËVENDOSJE!-s.

Vetëm dy muaj më parë, aktivisti i VETËVENDOSJE!-s Agron Kabashi ishte sulmuar dhe rrahur brutalisht në mesnatë. Për sulme të tilla është drejtpërdrejti fajtor kreu i PDK-së Kadri Veseli. Këto janë të metodat e tij të natës dhe për këtë duhet të përgjigjet.

Shpresojmë që  Xharra ta kalojë sa më lehtë këtë ngjarje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy