Çipi: Në Shqipëri ka seriale kineze dhe radio të licensuar. Pse po e pranojmë ndikimin e Pekinit?!

Çipi: Në Shqipëri ka seriale kineze dhe radio të licensuar. Pse po e pranojmë ndikimin e Pekinit?!

Regjisori Kastriot Çipi foli në emisionin “Aranutistan” për një eksportim të modelit kinez në Perëndim. Ai vuri në dukje se RTSH jep dokumentarë dhe seriale kineze, por jo rusë. Po ashtu Çipi tha se ka një radio kineze që transmeton në shqip, në një kohë që s’ka një radio nga Kosova.

Pse televizioni publik shqiptar jep dokumentarë kinezë dhe seriale kineze? Ka një serial kinez që është madje i dubluar në shqip. Japin dokumentarë ku lëvdohet udhëheqësi i madh, shoku Xi, që është vizionar i madh, që po e çon Kinën drejt shekullit tjetër. Dokumentarë ku lavdërohet diktatori. Ti pranon dokumentarë të sponsorizuar nga një diktaturë komuniste, pranon seriale të sponsorizuara... Kjo është politikë e gjithë Perëndimit.

Pse nuk marrin filma rusë?! Kina s’e njeh Kosovën, mbështet Serbinë dhe e furnizon me armatime. Pse Kina s’është pro-sllave, a i jep armatim Serbisë, voton pro Serbisë, dhe s’e njeh Kosovën.

Pse ke një radio kineze të licensuar në Shqipëri? Në qoftë se Kina nuk ka interes të eksportojë modelin e vet?! Është radio shqip, e qeverisë kineze, China International Radio, transmeton në shqip. Ne pse e pranojmë ndikimin e Kinës në Shqipëri?!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy