Kina u ndalon internetin gjatë natës të rinjve nën 18 vjeç

Kina u ndalon internetin gjatë natës të rinjve nën 18 vjeç

Qasja në internet do të ndërpritet për të miturit në Kinë dhe përdorimi i telefonave inteligjentë gjatë natës do të kufizohet. Janë këto rregullat e reja të shpallura të cilat do të hyjnë në fuqi nga 2 shtatori për këdo nën moshën 18 vjeç nga ora 22:00 deri në orën 6 të mëngjesit. Ekziston edhe një kohë maksimale për përdorimin e celularëve, e ndarë sipas grupmoshave: maksimumi 40 minuta çdo 24 orë për fëmijët nën moshën 8 vjeç dhe dy orë për ata të moshës 16 ose 17 vjeç. Rregullat, të hartuara nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës, u lejojnë prindërve të anashkalojnë kufijtë nëse dëshirojnë. Por synohet mbi të gjitha shmangia e formave të varësisë nga interneti tek të miturit, promovimin e përmbajtjes së internetit të përshtatshme për të miturit dhe gjithashtu parandalimin e dezinformimit, me synimin për të “krijuar një mjedis pozitiv online”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy