Guri: Ramës i duhet lënë një shteg, gjykimin ta pësojë më vonë

Guri: Ramës i duhet lënë një shteg, gjykimin ta pësojë më vonë

Akademia shkencore Rrënjët tona ka përgatitur një platformë që i është dërguar institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar por edhe të huajve, përfshirë këtu dhe departamentin amerikan të shtetit, përmes të cilës propozon ndryshime kushtetuese për ti dhënë një zgjidhjes situatës ku ndodhet aktualisht vendi.

 

Inxhinieri Sazan Guri tregoi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion pikat kryesore që listohen në këtë platformë.  

 

Populli nuk u ngrit edhe kur korrupsioni u bë galopant dhe vjedhja vajti me miliarda. Në një farë mënyre u tregua i duruar. Por kur merr vesh që nuk është shitur vetëm një zonë e mbrojtur, por e gjithë Shqipëria siç po del në The Albanian Files dhe kur sheh që i është përdhosur durimi është ngritur duke qenë model për gjithë Evropën dhe mbase për të gjithë  botën. Të rinj e të reja kërkojnë dorëheqjen.

 

Kërkojmë që kjo qeverisje të çojë vendin në zgjedhje, duke ndryshuar kodin famëkeq zgjedhor, duke bërë që të kemi lista të hapura, proporcion kombëtar, ndoshta me dy dhoma. 10 deputetë se nuk ka nevojë të paguajmë 140 deputetë dhe pjesëmarrje e lirë e shqiptarëve, që këta i thonë diasporë. 

 

Më tej Guri tha se protesta nuk po bëhet për flamengot, por për sovranitet.

 

Kjo lëvizje është e shenjtë. Ato thonë revolucion, por nuk e zbatojnë. Ramës i duhet lënë një shteg, si tek lufta e Trojës. Gjykimin ta pësojë më vonë. Ne, qytetarët duhet ta mendojmë që ka vetëm një anije ose do hipi kryeministri bashkë me qeverinë dhe do ikë dhe do jetë më i rrezikshëm, ose që është e qytetarëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy