
Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë në sfidën mes Dinamo City dhe Tiranës, e vlefshme për javën e parë të Superiores.
Skuadra e Di Biagos kaloi e para në avantazh falë një goli të shënuar nga Luis Kaçorri me kokë në minutën e 24-t.
Megjithatë avantazhi zgjati pak, pasi 6 minua më vonë, Tirana vendosi baraspeshën me një gol të shënuar nga Ardit Hila.
Sfida Dinamo City-Tirana transmetohet live dhe ekskluzivisht në ekranin e MCN TV.



