Putin dhe Trump mund të fitojnë, Evropa të zgjohet!
Kështu tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, në një intervistë për gazetën spanjolle El Pais, me rastin e dyvjetorit të luftës në Ukrainë.
"Dy vjet më parë Putin filloi një luftë që mendonte se mund të zgjaste një javë. Ai nuk e ka fituar luftën, por nuk e ka humbur ende", theksoi Borrell.
Nëse duam që Ukraina të rezistojë, ne duhet të japim më shumë ndihmë dhe ta bëjmë atë më shpejt. Rusia është një regjim antidemokratik i aftë të fshijë kundërshtarët si Navalny, ose të eliminojë dezertorët në tokën evropiane.



