Rita Petro, konkurente për “Çmimin evropian të letërsisë”: U përzgjodha mes shumë kriteresh. Me librat e mi dua të futem te çdo lexues

Rita Petro, konkurente për “Çmimin evropian të letërsisë”: U përzgjodha mes shumë kriteresh. Me librat e mi dua të futem te çdo lexues

Shkrimtarja Rita Petro është gruaja e guximshme e letrave shqipe që njihet për poezitë e saj provokuese për jetën, goditëse dhe poashtu erotike.

Së fundmi ajo po përjeton ndjenjën e veçantë për përzgjedhjen e saj për “Çmimin evropian të letërsisë”.

Për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo flet për përzgjedhjen dhe faktin se si lexuesi zgjodhi të blejë librat e saj në librari e jo në panaire librash.

Emri im i përzgjedhur për “Çmimin evropian të letërsisë” u bë nga Qendra Kombëtare e Leximit, nga një komision dhe disa kriteresh që duhej që romani i botuar të mos ishte më shumë se 18 muaj nga dita e botimit. Poashtu kriteri kryesor të ishte që të lexuesi të të kishte blerë në librari, pra lexuesi të shkojë në librari dhe të jetë i të gjitha moshave.

Unë nuk doja të tregoja me librin tim “Lindur së prapthi”, një histori komunizmi, duke e bërë një histori fiction, por pa dashur të prek zemrat e çdo moshe, por janë ndjesi që i përjetojmë gjatë rritjes sonë. Dua që më shkrimet e mia të futem te çdo lexues.

Petro shpjegon veçantinë e “Çmimit evropian të letërsisë”.

Në këtë konkurrencë për çmimin evropian, ne quhemi fitues të vendeve tona. Janë 14 konkurrues nga 14 shtete, dhe kjo bëhet që të përhapen shkrimet tona në vende të tjera te të tjerët.

Ky çmim është bërë enkas për këtë gjë, atje janë disa çmime, si çmimi i parë, pastaj çmimet speciale, por ndërkohë librat tonë tani janë të dukshëm, p.sh. dje mu afrua një kontratë nga një botues bullgar, pra të hapen dyert nga libri.

Por problemi është të kesh lexues, lexuesi zgjedh, të pëlqen, s’të pëlqen.

Shkrimtarja Rita Petro, ndau me shikuesit edhe përjetimet e saj me humbjen e jetës së bashkëshortit të saj, me të cilin ndanin profesionin dhe pasionin për librat.

Ne më Latifin jam njohur në një festë poezie në Tetovë dhe ai s’kishte lidhje me poezinë. Ai u habit nga poezia ime se ne na thanë se do lexonim poezi patriotike, por unë nuk kisha poezi patriotike dhe lexova një nga poezitë e mia të  dashurisë.

Thoja që nënteksti ishte për atdheun, por ajo ishte tamam poezi dashurie dhe ai normale që ra në dashuri me mua. U takuam shpesh.

Më duket se bashkë ne të dyve na u puqen yjet. Një gjë e  tillë nuk të ndodh gjithmonë, mund të duash shumë njerëz, të flirtosh me shumë njerëz, por është tjetër gjë kur ty të puqen yjet.

Humbjen e Latifit, Rita Petro, së fundmi po e ndan me poemën e re që po shkruan enkas për të.

Kur e humba atë, normalisht jam mërzitur shumë. Në çdo çaste të jetës sime më mungon, kishim arritur në një pikë të jetës sime që na pëlqente të udhëtonim.

Po bëj një poemë për të që quhet “Poema e mungesës”, është një mungesë të dhimbshme por e bukur dhe është sfiduese. Ikja e tij më ka dhënë frymëzim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy