
Rreth 5000 hektarë tokë janë djegur nga zjarri i përhapur në në provincën e Granadës, në jug të Spanjës.
Zona e prekur nga zjarri, e cila, sipas shërbimeve zjarrfikëse në terren, ka karakteristika komplekse quhet Sierra de los Guájares.
Në orët e fundit, rreth 30 persona janë evakuuar nga pikat e konsideruara të rrezikshme për shkak të afërsisë së flakëve, sipas shërbimeve të urgjencës të rajonit të Andaluzisë.
Seksione të një rruge shtetërore dhe një rruge provinciale janë mbyllur për qarkullim.
Zyrtarët e zjarrfikësve tani shpresojnë të marrin ndihmë nga reshjet e shiut, të cilat kanë filluar të bien dendur në zonë në minutat e fundit.



