Berisha nga Fieri: Basha, farë e keqe që ne nuk e kuptuam

Berisha nga Fieri: Basha, farë e keqe që ne nuk e kuptuam

Ish-kryeministri Sali Berisha i pranishëm sot ceremoninë më rastin e 31-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në Fier, nuk i ka kursyer sulmet ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, të cilin e ka quajtur “një farë e keqe”.

Berisha tha nga Fieri se qëllimi i protestës më 8 janar, nuk është marrja e një zyre apo karrigeje, duke shtuar se ai është aq zemërgjerë sa t’i falë Bashës 20 karrige dhe 20 brava.

Sipas tij, Basha dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim dhe se është i gatshëm që për karrigen e tij të bëjë gjithçka.

Lidhur me protestën e 8 janarit, Berisha u shpreh se do të jetë paqësore.

Ai dështoi në çdo nisëm që ndërmori në 8 vite, ai nuk u bë kurrë lider i besueshëm. Jo se ne nuk punuam, por e thotë populli me mençuri të jashtëzakonshme, “fara e keqe, e tillë mbetet”. Dje më pyeste një mik më thoshte “si ka mundësi ky njeri?”. Asnjë mundësi nuk ka, veç se ishte një farë e keqe që ne nuk e kuptuam. Asnjë njeri nuk ka shfaqur standardet e ulëta morale të këtij njeriu. Ky dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim dhe se është i gatshëm që për karrigen e tij të bëjë gjithçka. Pasi kaloi nga humbja në humbje në 8 vjet, i thotë shqiptarëve “më ndiqni se jam e ardhmja”. Edi Rama me pengun e tij kërkojnë të marrin shtëpinë e lirisë, shtepinë tuaj, shtëpinë tonë. Më lejoni për secilin prej jush, për çdo shqiptare dhe shqiptar, t’u sqaroj dhe garantoj se këtu nuk është problemi për një karrige apo për një zyrë, se ne jemi aq zemërgjerë sa që do i falnim Lul Bravës 20 karrige dhe 20 brava. Problemi është tek parimi themelor i çdo demokracie të vërtetë, në të cilin shumica sundon dhe pakica respektohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy