Një betejë ligjore për krizën klimatike po zhvillohet sot në Strasburg përpara gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të thirrur për të garantuar respektimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore.
Protagonistët janë gjashtë aktivistë të rinj portugez të moshës nga 11 deri në 24 vjeç, të cilët akuzojnë qeveritë e tridhjetë e dy vendeve evropiane, se nuk kanë bërë sa duhet për të mbrojtur njerëzit nga pasojat e ndryshimeve klimatike dhe se nuk kanë respektuar angazhimet e tyre për të reduktuar emetimet e gazeve serë.
Përmes ekipit ligjor që i përfaqëson në Strasburg, të rinjtë ankohen për dëmtime konkrete të shëndetit të tyre mendor dhe fizik si rezultat i masave jo të përshtatshme të marra për të adresuar problemin e ngrohjes globale nga qeveritë e paditura, 27 anëtarët e Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën, Norvegjinë, Rusinë dhe Turqinë.



