Ardita Kolmarku, Menaxhere projektesh në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, deklaroi se fokusi i monitorimeve në zgjedhjet e 6 marsit do jetë në bashkitë Vorë dhe Dibër, e veçanërisht në zonat rurale.
Ajo theksoi se qytetarët po informohen lidhur me dispozitat penale lidhur me shkeljet në zgjedhje.
Deri në këtë momente Komiteti i Helsinkit ka akredituar pranë KQZ-së 27 monitorues afatshkurtër dhe 11 afatgjatë. Do shtrihemi në bashkinë e Vorës dhe Dibrës. Ne po fokusohemi në zonat rurale duke u bërë me dije qytetarëve dispozitat penale që parashikojnë edhe burgim, kur cenohen zgjedhjet. Parashikohen dënime të larta për zgjedhësit që tentojnë të fotografojnë votën, të dëmtojnë materialet zgjedhore. Në Vorë dhe Dibër. Vijojmë të mbetemi në të njëjtat problematika në qendrat e votimit të ngritura në shkolla. Zgjedhësit duhet të ishin njohur me emrat, edhe gjatë orarit zyrtar kur nxënësit janë në mësim”, tha ajo.



