Eminem letër kandidatit republikan: Mos repo këngët e mia!

Eminem letër kandidatit republikan: Mos repo këngët e mia!

Avokatët e Eminem i kanë dërguar një letër kandidatit republikan për President të SHBA-ve, Vivek Ramaswamy, duke i kërkuar këtij të fundit të mos repojë më këngët e Eminem. 

Letra vjen më shumë se një javë pasi sipërmarrësi i bioteknologjisë dha një performancë të improvizuar të Lose Yourself në Panairin Shtetëror të Iowa-s.

Letra, e datës 23 gusht, u dërgua nga kompania diskografike e Eminem, BMI.

Ramaswamy po konkurron për të rrëzuar Donald Trump si kandidati i nominuar republikan për vitin 2024.

Një zëdhënëse e Ramaswamy tha se ai do të përmbushë kërkesën e Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers III.

Letra thotë se kompania "mori një komunikim nga" Eminem që kundërshtonte përdorimin e "kompozimeve të tij muzikore" nga republikani.

“BMI do të konsiderojë çdo performancë të veprave të Eminem nga fushata 'Vivek 2024' nga kjo datë e tutje si një shkelje materiale”, thuhet në letër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy