Gjykata italiane liron nga burgu shqiptarin, u kap me 700 kg drogë

Gjykata italiane liron nga burgu shqiptarin, u kap me 700 kg drogë

Një 28-vjeçar shqiptar është lënë i lirë nga gjykata italiane, pavarësisht akuzës se ai është autori dhe posedues i trafikimit të rreth 700 kg marijuanë.

Sipas mediave italiane, gjykata në vendimin e saj është shprehur se droga mund të ishte fshehur aty ku u gjet nga kushdo. Jo vetëm kaq, por madje gjykatësi Giovanni Gallo nuk e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin.

Për këtë arsye, shqiptari Spartak Meli, 28-vjeç ka lënë qelinë. Ai u arrestua të shtunën ku nga kontrolli i policisë u zbuluan dhe sekuestruan më shumë se 700 kg marijuanë të gjetura në një fermë rurale në periferi të Surbos, në Leçe të Italisë.

Ndërkohë nga ana e tyre, avokati i shqiptarit tha se i riu gjendej aty rastësisht, pasi prej kohësh kërkonte “një vend çati për të fjetur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy