SHBA lëshon paralajmërim për udhëtim në Evropë

SHBA lëshon paralajmërim për udhëtim në Evropë

Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi një paralajmërim të ri udhëtimi për Evropën, duke thënë se shtetasit amerikanë duhet të jenë të vetëdijshëm për kërcënimin e vazhdueshëm nga sulmet terroriste në gjithë kontintetin.

Në paralajmërim, Departamenti i Shtetit përmend incidentet e fundit në Francë, Rusi, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe thotë se Shteti Islamik dhe Al Kaida “kanë kapacitet për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme terroriste në Evropë”.

Paralajmërimi i mëparshëm i SHBA-së për Evropën, i lëshuar përpara sezonit të festave të dimrit, ka skaduar në shkurt.

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se paralajmërimi i fundit nuk ka të bëjë me ndonjë kërcënim specifik, por me rrezikun e vazhdueshëm të sulmeve.

Ky paralajmërim do të skadojë më 1 shtator.

“Qendrat tregtare, objektet qeveritare, hotelet, klubet, restorantet, vendet e lutjeve, parqet, aeroportet dhe lokacione të tjera janë të gjitha objektiva të mundshme për sulme”, thuhet në paralajmërimin e Departamentit amerikan të Shtetit. / REL /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy