
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma është dënuar me 15 muaj burg nga gjykata më e lartë e vendit.
Dënimi me burg vjen pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli atë fajtor për përbuzje për sfidimin e urdhrit të saj për t'u paraqitur në një hetim për korrupsionin kur ishte në postin e presidentit.
Koha kur Zuma ishte në pushtet përfundoi në 2018 dhe u ndoq me akuza për korrupsion.
Biznesmenë u akuzuan për komplote me politikanë për të ndikuar në procesin e vendimmarrjes.
Hetimi ndaj ish-presidentit - kryesuar nga Drejtësia Raymond Zondo - i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të ndërhynte.
Zumës i është dhënë 5 ditë kohë për t’u dorëzuar në një stacion policie dhe nëse ai nuk e bën këtë atëherë do të lëshohet një urdhër arresti ndaj tij.
Kryeprokurori i cështjes, Sisi Khampepe dënoi veprimin e Zuma që refuzoi të shkonte në gjykatë për të shpjeguar veprimet e tij.
"Unë nuk kam asnjë mundësi tjetër përveç se të jap vendimin që Zuma të burgoset, me shpresën se bërja e kësaj dërgon një mesazh të qartë se mbizotëron shteti i ligjit dhe administrimi i drejtësisë."



