Zhvillimet e 8 janarit, Xhaferraj: Nuk kam qenë dakord për blindimin e selisë së PD

Zhvillimet e 8 janarit, Xhaferraj: Nuk kam qenë dakord për blindimin e selisë së PD

Politikani Ferdinand Xhaferraj ishte mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV nga ku foli për përplasjet e 8 janarit në selinë e PD.

Xhaferraj u shpreh nuk ka qenë dakord për blindimin e selisë së PD, ndërkohë që shton se nuk ka pasur asnjë motiv që kjo të ndodhte. Ai u shpreh se kriza në PD është krizë mes radikalizmit që përfaqëson Berisha dhe institucionalizmit që ka për detyrë të përfaqësojë Basha.

“Ajo që mua më ka tronditur ka të bëjë me faktin se në dy nga vendimmarrjet më të rëndësishme si djegia e mandateve dhe braktisja e zgjedhjeve ka pasur autor Berishën. Basha e ka vuajtur dualizmin me Berishën, por në mënyrë deklarative është ndarë nga Berisha por në stil duet që do të marrë kohë. Nuk është konsultuar për blindimin e selisë dhe nuk do isha dakord. Kriza e sotme është krizë mes radikalizmit që përfaqëson Berisha dhe institucionalizmit që ka për detyrë të përfaqësojë Basha. Nuk kam qenë dakord që të bënte Kuvend më 18 dhjetor. Berisha nisi me Foltoret dhe vendosi për 8 janarin. S’ka pasur asnjë motiv të blindohej PD. Po kështu edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u promovuan disa kolegë të cilët do ti votoja, por sistemi duhet të vendoset mbi baza merite”, tha Xhaferraj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy